Ligjëratë publike "Prekariati dhe marrëdhëniet e punës në bashkëkohësi" nga Liridona Sijarina.

04 Nëntor 2024
SHARE

Më 5 nëntor 2024, në ora 16:00, në sallën 127 të Fakultetit Filozofik, Kuvendi i Sociologjisë mirëpret aktivisten feministe, Liridona Sijarina, e cila do të mbajë ligjëratën publike "Prekariati dhe marrëdhëniet e punës në bashkëkohësi". Si shembull të një identiteti politik të bazuar në punë, do të trajtohet greva e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës. Ligjërata është e hapur për pjesëmarrjen e të gjithëve.