Universiteti i Prishtinës ka kënaqësinë t’ju ftojë në ligjëratën e hapur me Prof. Dr. Aidan Hehir, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Westminster-it, në Londër, Mbretëri e Bashkuar.
Titulli i ligjëratës: “Can Kosovo Survive as the World Unravels?”
Kur, data: E martë, 17 dhjetor 2024
Ora: 16:00
Vendi: Salla 101, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës
Në këtë ligjëratë, Prof. Dr. Hehir do të trajtojë sfidat që përballet Kosova në epokën e re globale ku dominimi perëndimor po zbehet dhe prioritetet politike ndërkombëtare po ndryshojnë. Ai do të diskutojë nevojën për kuptimin e prioriteteve të reja të Perëndimit, rezistencën ndaj presionit për ,,kompromise” me Serbinë dhe rikthimin e kulturës së qëndrueshmërisë mes popullit të Kosovës.
Ligjërata është e hapur për të gjithë stafin akademik dhe studentët e Universitetit të Prishtinës.
Për më shumë detaje, ju lutemi referojuni dokumentit të bashkangjitur.
Ju mirëpresim!