Ju ftojmë në ligjeratën e parë për këtë vit, në kuadër të seminarit të antropologjisë.
Këtë herë, kemi të ftuar Prof. Dr. Ledi Shamku Shkreli (Instituti i Antropologjisë, ASHSH, Tiranë), e cila do të flasë për një temë shumë interesante - rreth ritit arbëresh të qerreve. Ejani të dëgjojmë e mësojmë më shumë për ritet dhe praktikat kulturore të arbëreshëve, që janë një thesar i çmuar antropologjik.
30.01.2025, 16-17h, Fakulteti Filozofik UP, salla 127.