FTESË: DITA BOTËRORE E PUNËS SOCIALE (18/03/2025)

17 Mars 2025
SHARE

Me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të Punës Sociale, Departamenti i Punës Sociale, Universiteti i Prishtinës organizon eventin mbi temën “Forcimi i Solidaritetit Ndërbrezor për Mirëqenie të Qëndrueshme”, me datë 18 Mars 2025 duke filluar nga ora 11:00. Ky organizim synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e punës dhe shërbimeve sociale në fuqizimin e individëve, komuniteteve dhe institucioneve për të adresuar sfidat sociale dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjitha gjeneratat. 

Pjesëmarrja e juaj do ta nderonte organizimin tonë!