Vizita e prof. Galaty në IAUP

16 Maj 2025
SHARE

 

Instituti i Antropologjisë

Fakulteti Filozofik

Universiteti i Prishtinës

https://iaup.uni-pr.edu

 

Prof. Michael Galaty viziton IAUP në kuadër të projektit Fulbright Specialist Program për të avancuar kërkimin antropologjik në Kosovë (Maj – Qershor 2025)

Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës (IAUP) ka kënaqësinë të mirëpresë Profesor Michael Galaty nga Universiteti i Michiganit (SHBA), në kuadër të Programit Fulbright Specialist. Vizita e tij dyjavore realizohet përmes projektit “Enhancing Research Excellence for the Institute of Anthropology,” projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës për të forcuar kërkimin dhe edukimin antropologjik në vend.

Prof. Galaty është një studiues i shquar i arkeologjisë me focus kërkimi në Greqi, Shqipëri dhe Kosovë dhe anëtar i këshillit drejtues të IAUP. Gjatë vizitës së tij, ai do të angazhohet në një program të pasur aktivitetesh akademike dhe profesionale. Ky program përfshin edhe dy ligjërata publike në Fakultetin Filozofik:

  • 26 maj (16:30–18:00, Salla 127) — Anthropological Archaeology in the Balkans Today: What Big Questions Should We Be Asking?
  • 28 maj (16:00–17:00, Salla 127) — Preparing for Graduate School in Anthropology in the United States: A Step-By-Step How-To Guide

Përveç ligjëratave, Prof. Galaty do të udhëheq disa punëtori për ngritje të kapaciteteve me stafin dhe studentët e Departamentit të Antropologjisë/Institutit të Antropologjisë, me fokus në metodologjitë kërkimore, etikën akademike dhe strategjinë e kërkimit. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në vizita në terren në lokalitete arkeologjike në Kosovë, duke pasuruar më tej trajnimin praktik të studentëve dhe stafit akademik.

Si pjesë e vizitës, Prof. Galaty do të marrë pjesë edhe në promovimin e revistës akademike Kosova Anthropologica, vëllimit 2 (2024) ku ai është anëtar i redaksisë. 

Vizita e Prof. Galaty është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të Institutit të Antropologjisë si një qendër e rëndësishme hulumtuese në Universitetin e Prishtinës.