Afati i ri i dorëzimit të abstrakteve për Konferencën e 65-vjetorit të Fakultetit Filozofik në Kosovë: Shkencat shoqërore e humane dhe ndryshimi

19 Maj 2025
SHARE

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se afati i fundit për dorëzimin e punimeve në Konferencën e 65-vjetorit të Fakultetit Filozofik në Kosovë: Shkencat shoqërore e humane dhe ndryshimi, që do të mbahet më 30 tetor 2025 në Prishtinë dhe online, është shtyrë.

• Afati i ri i fundit i dorëzimitë të abstrakteve: 15 korrik 2025

• Afati i ri i fundit i njoftimit të pranimit: 1 gusht 2025

Mirëpresim punime kërkimore origjinale, ese argumentuese, studime rasti dhe kontribute të tjera akademike që shqyrtojnë sfidat dhe mundësitë e studimit dhe mësimdhënies së shkencave shoqërore dhe humane, veçanërisht në shoqëritë e Europës Juglindore.

Udhëzimet e hollësishme për dorëzimin janë të disponueshme në faqen tonë të internetit të konferencës: https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,38,1652

Për pyetje ose kërkesa për sqarime, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected]

Presim me padurim punimet tuaja dhe shpresojmë t'ju shohim në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në këtë tetor!