Më 20 dhe 21 tetor, në Departamentin e Filozofisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, do të mbahet edicioni i tretë i Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Transdisiplinar “Filozofema”, organizuar nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Filozofisë.
Këtë vit, simpoziumi zhvillohet nën dy tema bosht:
- Question Concerning AI: duke trajtuar sfidat filozofike, etike dhe shoqërore të inteligjencës artificiale në dritën e mendimit të Martin Heidegger dhe konteksteve bashkëkohore.
- Imazhi, Filmi dhe Filozofia: duke eksploruar rolin e imazhit dhe filmit në filozofi, art, teknologji dhe në shoqërinë bashkëkohore.
Ngjarja do të mbledhë filozofë dhe studiues nga fusha të ndryshme për diskutime dhe prezantime që kapërcejnë kufijtë tradicionalë disiplinorë. Simpoziumi do të zhvillohet në format hibrid, duke kombinuar pjesëmarrjen fizike dhe atë online, ndërsa pjesëmarrja mbetet falas.
Ftojmë studiues, filozofë, artistë, teknologë dhe nga fusha të ndryshme të aplikojnë për edicionin e tretë të Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Transdisiplinar “Filozofema.
Dorëzimi i abstrakteve (200–400 fjalë) deri më 10 shtator 2025
Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 30 shtator 2025. Abstraktet do të rishikohen dhe përzgjidhen nga bordi ndërkombëtar shkencor i simpoziumit.
Gjuha e punimeve: shqip ose anglisht.
Pjesëmarrja është falas dhe ofrohet mundësia e publikimit të punimeve në revistat shkenocre ‘Thema’ dhe ‘Agora Philosophia’.
Dërgoni abstraktet në:
Të gjitha informacionet përkatëse, përfshirë thirrjen për aplikim dhe detajet e tjera, mund t’i gjeni në linkun: https://drive.google.com/drive/folders/1TZf_luykFryubOeU-SullzgpanO9ctXS?fbclid=IwY2xjawMEK1BleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFWdXhaV2d0TGRGZG9GcEdTAR5ZWiPQRPoaavwCrSx5sFOrSAKvy0nUW8ao_PlA_8RimZRlm4oz2z-QBsKjag_aem_KyNCfrD1-Bh2IYOAiJFJCQ
Për të parë programet dhe pjesëmarrësit e edicioneve të kaluara, ju ftojmë të vizitoni faqet e simpoziumit në rrjetet sociale:
facebook.com/SymposiumFilozofema
facebook.com/SHFK.NGO