PROGRAMI PRELIMINAR I KONFERENCËS SË 65 VJETORIT TË FAKULTETIT FILOZOFIK NË KOSOVË: SHKENCAT SHOQËRORE E HUMANE DHE NDRYSHIMI

03 Shtator 2025
SHARE

Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës ka kënaqësinë t’ju ftojë në Konferencën e 65 vjetorit të Fakultetit Filozofik në Kosovë: Shkencat shoqërore e humane dhe ndryshimi, që do të mbahet më 29-30 tetor 2025 në Prishtinë dhe online.

 

Ky vit shënon 65 vjetorin e Fakultetit Filozofik, institucionit akademik udhëheqës në fushën e shkencave shoqërore dhe humane në Kosovë dhe më gjerë. Për të shënuar këtë etapë,  organizojmë një konferencë për të reflektuar mbi udhëtimin disadekadësh të Fakultetit, duke theksuar rolin, arritjet, kontributet, zhvillimin, shanset dhe sfidat, si dhe duke ofruar një perspektivë largpamëse për zhvillimin e tij në të ardhmen.
 

Programin preliminar mund të gjeni të bashkëngjitur këtu: PROGRAMI PRELIMINAR I KONFERENCËS SË 65 VJETORIT TË FAKULTETIT FILOZOFIK NË KOSOVË