Shoqata e Filozofëve të Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Filozofisë nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës organizojnë edicionin e III me radhë të Simpoziumit ‘Filozofema’.
Ky simpozium ndërkombëtar inter/transdisciplinar këtë vit do të mbahet më 20 dhe 21 tetor, në dy ditë të ndryshme, me dy tema bosht: “Question concerning AI” dhe “Image, film and Philosophy”.
Këtë vit në simpozium si mysafirë do të flasin emra si Iain Thompson, Luka Perusic, Vera Buhlman, Ana Ilievska, Daniel Gonitzer, Irena Kapovic, Ivan Korolev e Jan Defranceski.
Simpoziumi ‘Filozofema’ do të mbahet në sallën 127 të Fakultetit Filozofik. Në të dyja ditët, punimet e simpoziumit fillojnë në ora 10:00 dhe zgjasin deri në orën 17:00.