Projekti LEAD

26 Dhjetor 2025
SHARE

Në datat 15 – 16 dhjetor 2025 u mbajt në Universitetin Europian të Tiranës, Tiranë, Shqipëri, takimi i parë i projektit LEAD (Life Skills for Employability in the Age of Digitalization). Universiteti i Prishtinës u përfaqësua në takim nga Prof. Assoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Koordinator i projektit për UP-në, dhe Hajrullah Hajrullahu, u.d. Drejtorit të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit. Takimi shërbeu për të marrë disa vendime lidhur me menaxhimin dhe koordinimin optimal në projekt, planifikimin e hapave të realizimit të projektit, ndarjen fillestare të detyrave, si dhe prezantimet nga bartësit e paketave punuese të aktiviteteve së deritanishme. LEAD është një projekt i Departamentit të Psikologjisë.

Projekti LEAD financohet nga BE në kuadër të skemës Erasmus+ Programme.