Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës (IAUP) ka kënaqësinë të mirëpresë Prof. Britney Kyle nga University of Northern Colorado (SHBA), në kuadër të Programit Fulbright Specialist.
Vizita e saj pesëjavëshe realizohet përmes projektit “Laying the Foundation for Biological Anthropology / Vendosja e themeleve të antropologjisë biologjike”, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit të Prishtinës.
Gjatë kësaj periudhe, Prof. Kyle do të zhvillojë një program të pasur akademik dhe publik që përfshin:
3 ligjërata publike mbi antropologjinë biologjike dhe bioarkeologjinë
2 punëtori praktike për studentë, me fokus në analizën e materialit skeletor dhe antropologjinë forenzike
Takime me stafin dhe studentët, për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunime të ardhshme
Vizita studimore në terren, në lokalitete të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike në Kosovë
Paraqitje në medie kombëtare, për të sjellë antropologjinë biologjike më afër publikut
Ligjëratat publike (të hapura për të gjithë):
• 27 Prill, 12:00–13:00 – Introductory Lecture: Biological Anthropology
• 4 Maj, 12:00–13:00 – The Bioarchaeology of Mediterranean Colonies Project
• 5 Maj, 12:00–13:00 – 250th Anniversary of the United States – Focus on Education
Salla 127, Fakulteti Filozofik
Punëtoritë për studentë:
• 29 Prill, 09:00–11:00 – Bringing Skeletons to Life
• 13 Maj, 09:00–11:00 – Bioarchaeology and Forensics (Hands-on)
Salla 02, Fakulteti Filozofik
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e antropologjisë biologjike në Kosovë dhe për zgjerimin e profilit akademik të Departamentit të Antropologjisë.
Mirë se vini në ligjërata!