Departamenti i Filozofisë dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës organizojnë Konferencën e XVII Ndërkombëtare me rastin e Ditës Botërore të Filozofisë, këtë vit me temën ‘Filozofia amerikane’.
Konferenca planifikohet të zhvillohet në punime dyditore, më 19 dhe 20 nëntor të këtij viti. Afati për aplikimin me kumtesë për këtë konferencë është deri më 01.09 të këtij viti, kurse njoftimi për pranimin e kumtesave do të bëhet më së largu më 10.09.2026.
Konferenca do të mbahet në Prishtinë, në ambientet e Fakultetit Filozofik. Pjesëmarrja në konferencë mundësohet në format hibrid: pjesëmarrje fizike dhe online.
Folësit e konfirmuar deri më tani janë:
Folësit e konfirmuar – ligjërues kryesor / ligjërues të shquar
Philip Kitcher - John Dewey Professor of Philosophy, Emeritus, Columbia University
Bjørn Torgrim Ramberg – Professor at Department of Philosophy, Classics, History of Art and Ideas (IFIKK), University of Oslo
Lee Braver – Professor at Department of Philosophy, University of South Florida
Magnus Schlette – Professor at Heidelberg University
Sarin Marchetti – Dipartimento di Filosofia Department of Philosophy, The Sapienza University of Rome
Ligjëratë nderi:
Astrit Salihu – Professor at Department of Philosophy, University of Pristina