Departamenti i Filozofisë, Fakultetit Filozofik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) në bashkëpunim me Shoqatën e Filozofëve të Kosovës (SHFK) organizon konferencën e katërmbëdhjetë ndërkombëtare për Ditën Botërore të Filozofisë më 16 Nëntor 2023. Tema e konferencës së sivjetshme është “Filozofia e Lëvizjes”.
Rëndësia e trajtimit të lëvizjes nga pikëpamja filozofike është e shtrirë në shumë dimensione. Temat si: Lëvizja, trupëzimi dhe filozofia e trupit; Etika e lëvizjes dhe shëndetit, Politika e lëvizjes: Drejtësia sociale dhe trupi; Poetika e lëvizjes: Lëvizja dhe Estetika; Ecja, vrapimi, vallëzimi: Fenomenologjia dhe filozofia e lëvizjes; Rimendimi i lëvizjes: Përspektivat e reja nga filozofia dhe shkenca; Lëvizja dhe teknologjia: Perspektiva ndërdisiplinare mbi prostetikën, robotikën dhe realitetin e shtuar; Filozofia e sportit dhe aktivitetit fizik; Migrimet dhe identiteti; Lufta dhr zhvendosja masive: Një teori e re/e vjetër e lëvizjes; Natyra në lëvizje; dhe jo vetëm, janë disa nga tema që mund të zënë vend në konferencën e sivjetshme.
Për të gjithë ata që janë të interesuar që të marrin pjesë në konferencë me kumtesa ose në formë tjetër duhet të dërgojnë formularin e plotësuar (që e gjeni bashkëngjitur në këtë e-mail) më së largu deri me datën 31 maj 2023 në e-mailin zyrtar të Shoqatës së Filozofëve të Kosovës ([email protected]) ose në e-mailin e sekretarit të Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, Nehat Sadiku ([email protected])
Ndërsa për pyetjet rreth pjesëmarrjes në konferencë dhe për të gjitha informatat, ju lutem drejtohuni në e-mailat e lartcekur ose te Shefi i Departamentit te Filizofise, Valon Leci.
Me respekt,
Bordi Organizativ i Konferencës