Ju njoftojmë se afati për regjistrimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2023/24, për studentët e të gjitha niveleve të studimit, do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS) prej datës 2.10.2023 deri më 31.10.2023.
Për regjistrimin e studentëve të niveleve bachelor dhe master në vitet vijuese, do të zbatohen kushtet e përcaktuara me vendimet respektive të Senatit të UP-së.
Lidhur me vazhdimin e kohëzgjatjes së afatit për përfundimin e studimeve, duhet zbatuar Vendimi me nr. prot. 2/177, datë 28.9.2023.