Raport mbi sistemin parashkollor në Kosovë dhe roli i arsimit parashkollor

04 Tetor 2024
SHARE

Më 2 tetor 2024, në një panel që lidhi Prishtinën dhe Londrën, departamentet e psikologjisë dhe të sociologjisë në Fakultetin Filozofik të UP-së, profesionistë, profesorë, studentë e qeveri, u diskutua për arsimin parashkollor në Kosovë.

June O'Sullivan, eksperte e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe drejtoreshë ekzekutive e London Early Years Foundation (LEYF), prezantoi raportin nga vizita e saj në Kosovë mbi gjendjen aktuale të sistemit parashkollor dhe kopshteve në vend. 

Paneli i udhëhequr nga Bleona Kurteshi nga Departamenti i Sociologjisë, i përbërë nga Kaltrina Kelmendi dhe Natyra Agani nga Departamenti i Psikologjisë dhe Laberi Luzha, udhëheqëse e Divizionit për Edukimin Parashkollor në Kosovë, MASHTI diskutoi mbi sfidat dhe mundësitë e sistemit parashkollor në Kosovë.