Nga një Mendje në Tjetrën

06 Tetor 2024
SHARE

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, më 10 Tetor, Forumi Studentor i Psikologjisë organizon panairin e burimeve të komunitetit për shëndetin mendor, në përkrahje të qendrave të shëndetit mendor në Kosovë.

Ky panair ka për qëllim të mbledhë libra, lojëra tavoline, dhe materiale të tjera edukative që kanë ndihmuar në mirëqenien mendore të secilit prej nesh. Çdo material i dhuruar do t’i shkojë qendrave të shëndetit mendor në vend, për t’i ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. 📚

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij solidariteti kolektiv! Dhuroni libra që ju kanë ndihmuar t’i kaloni më lehtësisht përvojat tuaja sfiduese me shëndetin mendor, si dhe materiale të tjera edukative që ju kanë ofruar gëzim në një pikë të dhënë të jetës. 🎨🧩🎹

📅 Data: 10 Tetor 2024

⏰ Koha: 10:00 – 18:00

📍 Vendi: Oborri i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

🧡Për t’u informuar më shumë mbi donacionet e mundshme dhe për t’u siguruar që burimet që do t’i dhuroni janë në përputhje me nevojat dhe qëllimet e kësaj nisme, ju lutemi informohuni në këtë link: https://drive.google.com/.../1HesznKfsTcGq.../view...

Ju mirëpresim!