Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në ”Vives University of Applied Sciences”, Belgjikë
Fakulteti Filozofik, Departamenti Punë Sociale hap thirrjen për aplikim për bursa në ”Vives University of Applied Sciences”, Belgjikë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2025/2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor.
Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programin Punë Sociale. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me notë mesatare mbi 8.
Fusha e mobilitetit është për studentët që ndjekin studimet në drejtimin:
- Punë sociale.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/Transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të dërgoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 25 prill 2025 në email adresën: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Ju urojmë suksese në aplikimin tuaj!
*Shënim: Viza studimore për ndjekjen e semestrit shkëmbyes në Belgjikë sigurohet nga vetë studentët ndërsa departamenti i përkrah me dokumnetet/informatat e nevojshme.