Njoftim për mobilitet në Universitetin e Triestes-Itali

28 Prill 2025
SHARE

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit të Shkencës Politike të Universitetit të Prishtinës dhe Departamentit të Shkencës Politike të Universitetit të Triestes në Itali https://portale.units.it/en, do të bëjmë nominimin e katër studentëve për të vijuar studimet në këtë universitet për një periudhë pesë mujore (një semestër). Ky mobilitet do të realizohet gjatë semestrit dimëror (shtator 2025-janar 2026).

Dokumentet për aplikim:

1.         letër motivimi,

2.         certifikata e notave,

3.         rekomandohet njohja e gjuhës angleze në nivelin B2 e tutje,

4.         CV (nëse është e mundur, Europass).

Dokumentet duhet të dorëzohen më së largu me datë 20 maj në ora 16:00 në emailin: [email protected] dhe [email protected]

Emrat e katër studentëve të nominuar, do t’iu dergohen partnerëve me datë 31 maj.

Suksese!