Departamenti i Sociologjisë shpall hapjen e aplikimeve për grupin e parë të studentëve që do të ndjekin trajnimin në SPSS, nga data 09-20 qershor, si pjesë e projektit: “Bridging Theory and Practice: Establishing an SPSS Training Lab to Enhance Quantitative Research Skills of Sociology Students”, në kuadër të Programit të Granteve për Mbështetjen e Universitetit, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Kosovë dhe administruar nga KUSA.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e regjistruar dhe ata të diplomuar në Departamentin e Sociologjisë.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivuese dhe CV-në e tyre në email adresën: [email protected].
Afati i fundit për aplikim është data 23 maj 2025.
Ky trajnim i pajis studentët e sociologjisë me njohuri praktike dhe aftësi të avancuara në analizën kuantitative të të dhënave përmes programit SPSS. I ftojmë studentët ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të forcuar aftësitë hulumtuese dhe për të ndërtuar një bazë të fortë për zhvillimin akademik dhe profesional.
Ky trajnim është pjesë e grantit të financuar nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo, dhe e administruar nga KUSA.