Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në Universitetin e "VIVES University of Applied Sciences", Blegjikë, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga Departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik.
Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik, në Departamentin për Punë Sociale në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
• CV (në gjuhën angleze)
• Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
• Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
• Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2)
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të dërgoni dokumentet e kompletuara në email adresën: [email protected] më së largu deri me datën 8 tetor 2025.