Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në Universidad Autónoma de Madrid

24 Shtator 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në Universidad Autónoma de Madrid, Spanjë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:


•    Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga Departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik, në Departamentin për Punë Sociale në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.


Dokumentet e nevojshme për aplikim:

•    Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
•    Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•     Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2) 

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të dërgoni dokumentet e kompletuara në email adresën: [email protected] më së largu deri me datën  28 shtator 2025.