Hapet thirrja për bursa për studentë në programin Erasmus+ në "University of Liège”, Belgjikë

13 Tetor 2025
SHARE

Departamenti i Shkencës Politike në Fakultetin Filozofik Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2026 (6 shkurt – 30 qershor)  në "University of Liège”, Belgjikë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master (një semestër);

Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Lièges, ju lutem vizitoni ueb faqet zyrtare, si më poshtë: http://www.droit.ulg.ac.be/
 
Fushat e mobilitetit janë:
•    Political Sciences and Civics;
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master:
•    Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
•    Certifikata e notave/Transkripta;
•    Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
•    CV (në gjuhën angleze);
•    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
•    Kopje e pasaportës..

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më:  20 tetor 2025.
Dokumentet me titull "University of Liège” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected].