Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit të Shkencës Politike të Universitetit të Prishtinës dhe Departamentit të Shkencës Politike të Universitetit të Triestes në Itali https://portale.units.it/en, përmes projektit KA171 N. 2025-1-IT02-KA171-HED-000328528 do të bëjmë nominimin e një studenti për të vijuar studimet në këtë universitet për një periudhë pesë mujore (një semestër). Ky mobilitet do të realizohet gjatë semestrit veror 2026.
Dokumentet për aplikim:
1. letër motivimi,
2. certifikata e notave,
3. rekomandohet njohja e gjuhës angleze në nivelin B2 e tutje,
4. CV (nëse është e mundur, Europass).
Dokumentet duhet të dorëzohen më së largu me datë 30 tetor në ora 16:00 në emailin: [email protected] dhe [email protected]
Emri I studentit/ës, do t’iu dergohet partnerëve me datë 30 nëntor 2025.
Suksese!