Departamenti i Shkencës Politike hap thirrje për aplikim për mobilitet në "West University of Timisoara”, Rumani, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master.
Bachelor
Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar një vit me notë mesatare mbi 8.
Master
Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër me notë mesatare mbi 8.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor/Master:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 20 tetor 2025.
Dokumentet me titull "West University of Timisoara” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë