Njoftohen të gjithë studentët e interesuar për mundësinë e aplikimit në Programin CEE Fellowship.
Ky program, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të diplomuarve të nivelit Master (përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar të gjitha provimet dhe janë në prag të diplomimit), si dhe studentëve PhD, përmes një fellowship prej 6 deri në 12 muaj në Gjermani.
Fellowship-i realizohet në institucione pritëse si: administrata dhe institucionet publike, universitete, organizata joqeveritare, kompani private, etj.
Pas përfundimit të fellowship-it dhe kthimit në vend, përfituesit kanë mundësi të mbështeten edhe përmes projekteve të vogla ose projekteve më të mëdha ndërkombëtare.
Më shumë informacione rreth programit mund të gjeni këtu: https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/