Në kuadër të bashkëpunimit mes Fakulteti Filozofik dhe Qendrës për Liri dhe Barazi (CEL), është hapur thirrja për të aplikuar në skemën e granteve të vogla hulumtuese për studentë.
Kjo thirrje hapet me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të hulumtimit mes studentëve/eve që janë të interesuar/a në fushën e çështjeve LGBTI+. Në kuadër të këtij aktiviteti do të ndahen katër grante hulumtuese për student/e të Universitetit të Prishtinës, një grup nga 2 -3 persona.
Secili përfitues/e duhet që projektin e tij/saj hulumtues ta përfundojë brenda periudhës së definuar sipas tabelës në fund të thirrjes, duke iu përmbajtur buxhetit prej 570 eurove për grup.
Llojet e aktiviteteve hulumtuese:
Temat, në kontekstin e Kosovës, që inkurajohen të hulumtohen dhe në të cilat nuk keni nevojë të kufizoheni, janë:
-
Historia, të Drejtat dhe Përfaqësimi i Komuniteteve LGBTI+ në Kosovë
-
Hapësirat Shoqërore, Siguria dhe Dukshmëria e Komuniteteve LGBTI+ në Kosovë
-
Mirëqenia, Marrëdhëniet dhe Ndërgjegjësimi Shoqëror i Komuniteteve LGBTI+ në Kosovë
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, së bashku me dokumentet e listuara më poshtë, ju duhet të dorëzoni një projekt propozim të hulumtimit me 500-800 fjalë, duke respektuar standardet e shkrimit akademik, ku përshkruani arsyen për temën e zgjedhur dhe synimin. Projekti hulumtues, kur të finalizohet, duhet që të jetë 3000 - 5000 fjalë dhe të mos dallojë në përmbajtje nga projekt propozimi me të cilin është aplikuar fillimisht.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
-
Dëshmia që jeni student/e i/e Universitetit të Prishtinës, që nxirret nga SEMS (pa vulë)
-
Curriculum Vitae
Dërgoni dokumentet e mësipërme në [email protected] me subjekt “Aplikim për grante hulumtuese” deri më 05.04.2026.