Departamenti i Antropologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitet në Universitetin e Zarës (Zadar) në Kroaci, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror 2026/2027.
Lloji i mobilitetit përfshinë:
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Departamentit të Antropologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, për semestrin dimëror ose veror të vitit akademik 2026/2027.
Dokumentet dhe kriteret e kërkuara:
- Formulari i aplikimit për mobilitetin e studentëve;
- Transkripti i notave (për nivelin bachelor: transkripti i të gjitha lëndëve bachelor të ndjekura deri më tani; për nivelin master: kopja e diplomës bachelor dhe transkripti i të gjitha lëndëve bachelor dhe master të ndjekura deri më tani), së bashku me shpjegimin e sistemit të vlerësimit;
- Dëshmia e shtetësisë (kopje e pasaportës ose letërnjoftimit);
- Letër motivimi;
- CV në formatin Europass.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën angleze.
Kriteret e renditjes për studentët do të bazohen në:
- Performanca akademike: 0 – 30 pikë (bazuar në përqindjen e mesatares së arritur për të gjitha nivelet e studimit, sipas notës më të lartë);
- Cilësia e CV-së (aktivitete shtesë): 1 – 5 pikë (5: e shkëlqyer, 4: mbi mesatare, 3: mesatare, 2: e mjaftueshme, 1: e pamjaftueshme);
- Cilësia e letrës së motivimit: 1 – 5 pikë (5: e shkëlqyer, 4: mbi mesatare, 3: mesatare, 2: e mjaftueshme, 1: e pamjaftueshme);
- Përparësi u jepet kandidatëve që nuk kanë qenë në mobilitet në kuadër të programeve Erasmus+, Erasmus Mundus dhe LLP: 10 pikë;
- Përparësi u jepet kandidatëve që aplikojnë për departamentin pritës që ka aplikuar për projektin: 10 pikë.
Studentët duhet të aplikojnë në [email protected], deri më 27.04.2026.
Për informata shtesë, mund të kontaktoni në email adresën e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Zarës, [email protected], si dhe në linkun e thirrjes, https://international.unizd.hr/en/news/view/Erasmus-KA171-Call-for-Applications-for-Incoming-Student-Mobility.