Njoftim

29 Prill 2026
SHARE

Të nderuar studentë,

Informoheni për një mundësi për dy  mobilitete për studentë nga fusha e Shkencave Politike të vitit të dytë Bachelor, të cilët mund të qëndrojnë në Universitetin e Oradeas në Rumani, për 70 ditë.  

Këto mobilitete duhet të përfundojnë para dhe gjatë korrikut të këtij viti (mund të fillojnë në pjesën e dytë të majit).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Shprehje e interesimit në formë të kërkesës me shkrim,

Certifikata e notave

Në këtë rast nuk nevojitet vizë.

Dokumentet mund ti dorezoni në emailin e prodekanit për Mësim dhe Çështje të Studentëve: [email protected] deri me datë  4 Maj, 2026 në ora 16:00!