Instituti për Studime Sociale dhe Humanistike
Institutit të Studimeve Sociale dhe Humanistike (ISSH) ka për qëllim zhvillimin e kërkimeve shkencore nga fusha e shkencave sociale dhe humanistike. Ky institut mundëson angazhimin më të lehtë të studentëve dhe profesorëve në projektet hulumtuese, duke ndërlidhur punën teorike me praktikën. Hulumtimet empirike mundësojnë studimin sa më të plotë të fenomeneve dhe proceseve shoqërore, si dhe ndihmojnë, që studiuesit të kuptojnë domosdoshmërinë e lidhjes ndërmjet teorisë dhe empirisë, ndërmjet punës akademike dhe asaj kërkimore në universitet. Kjo nxit interesimin për kërkime sistematike në jetën akademike.
Qëllimi i ISSH-së është:
- Avancimi i hulumtimeve nga fusha e shkencave sociale e humane;
- Avancimi i infrastrukturës për punë kërkimore-shkencore me qëllim ofrimin e shërbimeve në fushat e studimeve Sociale dhe Humanistike;
- Avancimi i njohurive mbi resurset e studimeve sociale dhe humanistike në Republikën e Kosovës;
- Nxitja e aktiviteteve hulumtuese në Fakultetin Filozofik dhe UP, si dhe rritja e bashkëpunimit për hulumtime shkencore me individë dhe institucione brenda dhe jashtë Kosovës;
- Promovimi i bashkëpunimit me sektorin publik dhe privat për studime sociale dhe humanistike;
- Krijimi i infrastrukturës së nevojshme për hulumtime sociale dhe humanistike në Fakultetin Filozofik dhe UP;
- Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në Fakultetin Filozofik, UP dhe më gjerë për veprimtari shkencore-kërkimore në fushën e studimeve sociale dhe humanistike;
- Promovimi i edukimit, trajnimit dhe zhvillimit të shkathtësive në praktikat e punës studimore dhe hulumtuese.
Fushëveprimtaria e ISSH-së është:
- Realizimi i hulumtimeve, që lidhen me fushat e studimeve, që përkojnë me Fakultetin Filozofik dhe departamentet e tij;
- Realizimi dhe mbështetja e hulumtimeve shkencore për vlerësimin e ndikimit të aktiviteteve të ndryshme në studimet sociale dhe humanistike;
- Realizimi dhe promovimi i studimeve interdisiplinare sociale dhe humanistike;
- Ofrimi i analizave dhe realizojë hulumtime në fushat e studimeve Sociale dhe Humanistike;
- Rekomandimi i aktiviteteve dhe strategjive, që kanë të bëjnë me avancimin, zhvillimin dhe hulumtimin e çështjeve e që kanë të bëjnë me shkencën e dijen duke sjell metoda dhe metodologji adekuate;
- Ndërtimi i bashkëpunimit shkencor-profesional me institutet, institucionet, dhe organizatat apo individët brenda dhe jashtë vendit, përmes pjesëmarrjes në projekte, që lidhen me hulumtime sociale dhe humanistike;
- Ofrimi i mundësive për punë praktike për studentët dhe shërbime profesionale për sektorin publik apo privat;
- Organizimi dhe mbështetja e seminareve, konferencave, punëtorive, trajnimeve, forumeve dhe formave të tjera të organizimit publik;
- Ndihma në publikimin e revistave, librave, e materialeve të tjera shkencore e profesionale, duke i indeksuar sipas standardeve, që i ka vendos Senati dhe institucionet drejtuese të UP-së;
- Përgatitja e programeve dhe materialeve edukative për studime sociale dhe humanistike.
Postimet e fundit
- Afati për vlerësimin e studentëve në lëndët e viteve paraprake të studimeve
- INFO/ Simpoziumi Filozofema - Edicioni II
- Rezultatet e provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, afati plotësues-afati i dytë (II-të) Master, për vitin akademik 2024/2025
- Universiteti i Prishtinës hap konkursin plotësues për plotësimin e vendeve të lira nga konkursi për pranimin e studentëve në studimet themelore - bachelor në vitin akademik 2024/2025