Projektet kërkimore
Identiteti kulturor i minoriteteve etnike në Kosovë
Në pranverë të vitit 2024, Departamenti i Antropologjisë ka filluar projektin “Identiteti kulturor i minoriteteve etnike në Kosovë: studim antropologjik”. Ekipin hulumtues e udhëheq Prof. Arsim Canolli, ndërsa bashkëpunëtorë janë prof. Tahir Latifi dhe prof. Zanita Halimi, së bashku me studentët Valmira Rashiti dhe Rilinda Gjonbalaj. Projekti do të zgjas deri në fund të vitit 2024, me mundësi vazhdimi deri në qershor 2025. Ky projekt i mbështetur nga Universiteti i Prishtinës synon të hulumtojë format e identifikimit, shprehjet kulturore dhe manifestimet e identitetit kulturor, social e politik të tri komuniteteve të vogla dhe më pak të studiuara të Kosovës, goranëve, përkatësisht, boshnjakëve të dhe kroatëve. Hulumtimi i jetesës së këtyre komuniteteve në Kosovë është parë si nevojë, meqenëse ata shpesh cilësohen si komunitete “të heshtura”, “të përziera”, apo “të dyfishta”. Si për goranët e Gorës, në zonën e Prizrenit, ashtu edhe për boshnjakët e Zhupës, po ashtu afër Prizrenit, ekzistojnë stereotipizime, keqkuptime dhe interpretime hamendësuese për origjinën, kulturën, identitetin dhe integritetin e tyre si komunitet përbërës i mozaikut etnik të Kosovës. Në të njëjtën mënyrë, identifikohen edhe kroatët e Janjevës dhe Letnicës së Vitisë. Për të kuptuar më mirë këto aspekte të kontestuara të jetës së këtyre komuniteteve, ekipi hulumtues ka realizuar intervista, vrojtime të dasmave e ritualeve dhe diskutime me anëtarë të këtyre komuniteteve gjatë muajve prill - shtator 2024. Rezultatet kryesore të projektit do të jenë shkrime antropologjike të botuara në revista ndërkombëtare dhe vendore.
- Afati për vlerësimin e studentëve në lëndët e viteve paraprake të studimeve
- INFO/ Simpoziumi Filozofema - Edicioni II
- Rezultatet e provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, afati plotësues-afati i dytë (II-të) Master, për vitin akademik 2024/2025
- Universiteti i Prishtinës hap konkursin plotësues për plotësimin e vendeve të lira nga konkursi për pranimin e studentëve në studimet themelore - bachelor në vitin akademik 2024/2025