NJOFTIM Lidhur me Dhënien dhe Shqyrtimin e Ankesave të Kandidat - Studentëve për Provimin Pranues

20 Korrik 2023
SHARE

Njoftohen të gjithë kandidat - studentët e interesuar për të ushtruar ankesë, që këtë mund ta bëjnë të premten, datë 21.07.2023 (nga ora 8:00 – 16:00), dhe të shtunën, datë 22.07.2023 (nga ora 08:00 – 16:00) në Fakultetin Filozofik, zyra # 10.

 

Shqyrtimi i ankesave nga komisionet përkatëse do të bëhet të hënën, datë 24.07.2023, duke filluar nga ora 10:00 në Fakultetin Filozofik.

 

Dekanati i Fakultetit Filozofik