Departamenti i Historisë

 

Departamenti i Historisë është departamenti me traditën më të vjetër në mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës. Ky departament është themeluar në vitin 1960, ndërsa ka filluar së funksionuari në vitin akademik 1960/61. Departamenti i Historisë funksionon në kuadër të Fakultetit Filozofik, si departamenti i vetëm në nivel vendi, që ofron studime nga fusha e historisë, me një staf të kompletuar, të dëshmuar në mësimdhënie dhe punë kërkimore-shkencore. Aktualisht, stafi i departamentit përbëhet prej dhjetë profesorësh dhe një asistenti. Mësimdhënësit e departamentit, krahas përvojës së gjatë pedagogjike, shquhen edhe për një numër të konsiderueshëm publikimesh monografike, tekstesh universitare dhe kontributesh shkencore në revista prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare.

Departamenti i Historisë gjatë viteve të funksionimit të tij ka ofruar në vijimësi programe në studimet bazike (Bachelor), Magjistraturë (Master) dhe në studimet e  Doktoratës. Viteve të fundit ka organizuar edhe studime të nivelit Master në fushën e Arkivistikës.  Nëpërmjet këtyre programeve synohet ngritja profesionale e gjeneratave të reja në fushën e historiografisë shqiptare dhe ballkanike. Përmes formave bashkëkohore të mësimdhënies, aplikohen metodat bazë të hulumtimit shkencor, me qëllim nxitjen dhe avancimin e mendimit kritik, kërkimit shkencor dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare të shkrimit akademik.

Departamenti i Historisë ka zhvilluar dhe vazhdon bashkëpunimin me shumë universitete dhe institucione shkencore si në trojet shqiptare, ashtu edhe ato ndërkombëtare. Produkt i këtij bashkëpunimi është realizimi i dhjetëra konferencave dhe aktiviteteve të tjera shkencore të karakterit vendor e ndërkombëtar.

Departamenti i Historisë në Universitetin e Prishtinës është i vetmi departament në Republikën e Kosovës ku ju mund të studioni histori.

Në kuadër të departamentit tonë ofrohen tre programe studimi:

Në Departamentin e Historisë:

 Çdo vit pranohen rreth 100 studentë në nivelin BA Histori, 50 studentë në nivelin MA- Histori e Kohës së Re, 20 studentë në nivelin MA- Arkivistikë;

 Çdo vit realizohen vizita studimore jashtë vendit;

 Çdo vit studentët kanë mundësi që përmes programit Erasmus+ të studiojnë në universitetet partnere në Evropë;

 Çdo vit studentët kanë mundësinë e kryerjes së punës praktike në institucionet më eminente në vend.

 

Përfundimi i studimeve në Departamentin e Historisë ju ofron një numër të madh të opsioneve për tregun e punës si:

 Universitete;

 Institute Shkencore në fushën e Historisë;

 Arkiva;

 Muze;

 Biblioteka;

 Shkolla;

 

 Aktivitetet në Departamentin e Historisë:

Departamenti jonë organizon çdo vit aktivitete të rëndësishme shkencore dhe kulturore, duke filluar kështu nga Konferenca Shkencore e cila organizohet për çdo vit, kryesisht në muajin qershor, në nderim të festave të qershorit, pastaj organizohen konferenca dhe tryeza shkencore në bashkëpunim me komunat e ndryshme në Republikën e Kosovës, gjersa çdo vit organizohet vizita studimore në vendet si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia, Turqia, Kroacia etj, në mënyrë që studentët të kenë mundësi që informacionet e marra në teori, t’i shohin në praktikë.

 

Stafi i Departamentit të Historisë:

Departamenti i Historisë përbëhet nga një staf prej 10 (dhjetë) profesorësh dhe 1 (një) asistenti. Gjersa në kuadër të stafit janë të angazhuar edhe profesorë dhe asistent, bashkëpunëtor të jashtëm, të cilët në mënyrë të rregullt përgjatë një viti mbajnë ligjërata dhe ushtrime me studentët e Departamentit të Historisë.

 

Stafi i profesorëve të rregullt në Departamentin e Historisë:

  1. Prof. Dr. Muhamet Mala[1]
  2. Prof. Dr. Ibrahim Gashi[2]
  3. Prof. Dr. Bujar Dugolli[3]
  4. Prof. Asoc. Dr. Muhamet Qerimi[4]
  5. Prof. Asoc. Dr. Nuri Bexheti[5]
  6. Prof. Asoc. Dr. Selim Bezeraj[6]
  7. Prof. Ass. Dr. Arben Hajdari[7]
  8. Prof. Ass. Dr. Albina Drançolli - Ramadani[8]
  9. Prof. Ass. Dr. Mentor Hasani[9]
  10. Prof. Ass. Dr. Kujtime Boshtrakaj - Camaj[10]
  11. Ass. MA. PhD. Cand. Oktaj Hasani[11]

 

Menaxhmenti i Departamentit të Historisë përbëhet nga:

  1. Prof. Ass. Dr. Mentor Hasani- Shef i Departamentit të Historisë;
  2. Ass. MA. PhD. Cand. Oktaj Hasani- Sekretar i Departamentit të Historisë;

 

[1] CV akademike e Prof. Dr. Muhamet Mala: https://staff.uni-pr.edu/profile/muhametmala

[2] CV akademike e Prof. Dr. Ibrahim Gashi: https://staff.uni-pr.edu/profile/ibrahimgashi

[3] CV akademike e Prof. Dr. Bujar Dugolli: https://staff.uni-pr.edu/profile/bujardugolli

[4] CV akademike e Prof. Asoc. Dr. Muhamet Qerimi: https://staff.uni-pr.edu/profile/muhametqerimi

[5] CV akademike e Prof. Asoc. Dr. Nuri Bexheti: https://staff.uni-pr.edu/profile/nuribexheti

[6] CV akademike e Prof. Asoc. Dr. Selim Bezeraj: https://staff.uni-pr.edu/profile/selimbezeraj

[7] CV akademike e Prof. Ass. Dr. Arben Hajdari: https://staff.uni-pr.edu/profile/arbenhajdari

[8] CV akademike e Prof. Ass. Dr. Albina Drançolli: https://staff.uni-pr.edu/profile/albinadran%C3%A7olliramadani

[9] CV akademike e Prof. Ass. Dr. Mentor Hasani: https://staff.uni-pr.edu/profile/mentorhasani

[10] CV akademike e Prof. Ass. Dr. Kujtime Boshtrakaj: https://staff.uni-pr.edu/profile/kujtimeboshtrakajcamaj

[11] CV akademike e Ass. MA. PhD. Cand. Oktaj Hasani: https://staff.uni-pr.edu/profile/oktajhasani