Departamenti i Sociologjisë
Departamenti i Sociologjisë në Fakultetin Filozofik ofron programe studimi dhe përvoja studimore e praktike që u mundëson studentëve të tij të aftësohen profesionalisht dhe të zhvillohen personalisht.
Ku do të mund të punojë si sociolog/e?
Sociologjia është shkenca e përgjithshme e shoqërisë që kërkon të kuptojë, analizojë dhe shpjegojë përbërjen dhe zhvillimin e e shoqërive, institucionet dhe grupet shoqërore, si dhe sjelljet njerëzore në kontekste shoqërore.
Studimi i sociologjisë zhvillon aftësitë e studentëve për vrojtime, analiza e hulumtime të shoqërive dhe i aftëson ata si sociologë profesionistë, kompetentë për të kryer një numër punësh, si analistë të të dhënave, analistë të politikave publike, këshilltarë të politikave publike, vlerësues programesh, menaxherë programesh, hartues dhe drejtues të hulumtimeve empirike, mësimdhënës, këshillues shkollor, e të tjera.
Të diplomuarit në sociologji janë aktivë në jetën publike dhe në tregun e punës: në organizata të shoqërisë civile e nisma qytetare, në nisma politike, në qendra të punës sociale, në shkolla, në institute hulumtuese, në gazetari, në akademi e universitete, e të tjera.
Cilat programet studimore i ofron Departamenti i Sociologjisë?
Me dy nivelet e studimit, tri vite bachelor dhe dy vite master, Departamenti i Sociologjisë ofron program studimor të pasur dhe stimulues për studentët e tij.
Përveç ndjekjes së ligjëratave dhe ushtrimeve të lëndëve që ofrohen në kuadër të programeve studimore, studentët kanë mundësi angazhimi në hulumtime dhe projekte të ndryshme, të cilat mundësojnë rrjetëzim me profesorë, studiues, organizata, institucione dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm, si dhe përvoja pune.
Departamenti mundëson edhe vizita studimore jashtë vendit. Një numër i studentëve tanë kanë kaluar një semestër akademik në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus+. Kjo u ka mundësuar atyre të pasurojnë bagazhin akademik dhe kontaktin e përvojën me komunitetin e studentëve dhe profesorëve nga vende të ndryshme të botës.
Çfarë aktivitetesh jashtëkurikulare organizon Departamenti i Sociologjisë?
Departamenti i Sociologjisë organizon dhe merr pjesë në aktivitete jashtëkurikulare, ndër to, konferenca e simpoziume, si dhe promovime dhe diskutime të botimeve më të reja në gjuhën shqipe nga fusha e sociologjisë dhe shkencave të afërta, trajnime të specializuara, ligjërata publike, tryeza diskutimi dhe punëtori në kuadër të Kuvendit të Sociologjisë (https://www.facebook.com/groups/kuvendi dhe https://x.com/KuvendiSoc), grupe të leximeve, si për shembull grupin e leximit PIRG (Power and Ideology Reading Group). Veç kësaj, Departamenti është pjesë e shkollave të ndryshme verore, siç janë kurset sociologjike në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtar i Prishtinës.
Departamenti ynë mbështet studentët e tij për punë praktike në një numër institucionesh shtetërore, institutesh dhe organizatash joqeveritare.
Ku mund ta gjejë Departamentin e Sociologjisë në media sociale?
Faqja e Departamentit për njoftime me interes për studentët e tij, në Facebook: https://www.facebook.com/departamentiisociologjise dhe në X: https://x.com/SociologjiaUP
Grupi Kuvendi i Sociologjisë për informacione dhe njoftime rreth aktiviteteve të Departamentit të Sociologjisë me interes për studiuesit e sociologjisë, në Facebook: https://www.facebook.com/groups/kuvendi dhe në X: https://x.com/KuvendiSoc
Adresa dhe kontakti
Departamenti i Sociologjisë
Fakulteti Filozofik
Rr. Eqrem Çabej, Nr. 21
Prishtinë
Personat për kontat:
- Shefi i Departamentit: Artan Krasniqi, [email protected]
- Sekretarja: Lirika Demiri, [email protected]
- Zyrtarja e shërbimit të studentëve në programin BA: Fatime Reka, [email protected]
- Zyrtarja për studime në programin MA: Besmira Gashi, [email protected]
Kush janë mësimdhënësit në Departamentin e Sociologjisë?
Profesorët
- Ardian Gola. Kabineti #304, [email protected], Biografia akademike.
- Gëzim Selaci. Kabineti #311, [email protected], Biografia akademike.
- Linda Gusia. Kabineti #317, [email protected], Biografia akademike.
- Shemsi Krasniqi. Kabineti #314, [email protected], Biografia akademike.
Asistentët
- Artan Krasniqi. Kabineti #312, [email protected], Biografia akademike.
- Lirika Demiri. Kabineti #305, [email protected], Biografia akademike.
Bashkëpunëtorët ligjërues
- Fadil Maloku. [email protected], Biografia akademike.
- Ibrahim Berisha. [email protected], Biografia akademike.
- Mexhit Shaqiri. [email protected], Biografia akademike.
Bashkëpunëtorët asistentë
- Agnesa Haxhiu. Kabineti #318, [email protected]
- Albert Mecini. Kabineti #318, [email protected]
- Bleona Kurteshi. Kabineti #318, [email protected]
- Greta Avdyli. Kabineti #318, [email protected]
- Afati për vlerësimin e studentëve në lëndët e viteve paraprake të studimeve
- INFO/ Simpoziumi Filozofema - Edicioni II
- Rezultatet e provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, afati plotësues-afati i dytë (II-të) Master, për vitin akademik 2024/2025
- Universiteti i Prishtinës hap konkursin plotësues për plotësimin e vendeve të lira nga konkursi për pranimin e studentëve në studimet themelore - bachelor në vitin akademik 2024/2025