Departamenti i Antropologjisë
Departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës, është një hapësirë akademike dinamike dhe kreative, e përkushtuar ndaj studimit të jetës kulturore, shoqërore, politike dhe ekonomike, si në të kaluarën, ashtu edhe në të tashmen, me njeriun në qendër të analizës. Antropologjia, si disiplinë, ofron një qasje të thelluar dhe kritike ndaj shumëllojshmërisë së përvojave njerëzore, duke ndërthurur teori dhe praktikë në kontekst të debateve klasike dhe bashkëkohore në shkencat shoqërore dhe humane.
Departamenti ofron dy nivele studimi:
• BA Antropologji dhe trashëgimi kulturore (3 vite, 180 ECTS) – i riarekdituar
• MA Trashëgimi kulturore (2 vite, 120 ECTS) – i sapo akredituar dhe fillon në shtator 2026
Programi BA Antropologji dhe trashëgimi kulturore
Programi BA Antropologji dhe trashëgimi kulturore ofron një formim të gjerë dhe themelor në antropologji, duke e vendosur trashëgiminë kulturore si një nga temat kryesore të studimit. Studentët njihen me konceptet bazë, teoritë dhe metodat e analizës së kulturës dhe shoqërisë, si dhe me historinë e mendimit antropologjik. Ky program është i dizajnuar sipas modeleve ndërkombëtare të studimit, ku antropologjia si disiplinë kryesore kombinohet me një fokus tematik specifik , në këtë rast, trashëgimia kulturore. Ai u mundëson studentëve të zhvillojnë njohuri të gjera empirike dhe analitike, si dhe të angazhohen në projekte kërkimore dhe aktivitete praktike, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar.
Programi MA Trashëgimi kulturore
Programi MA Trashëgimi kulturore është një program i avancuar, më i fokusuar dhe i specializuar, i cili ndërton mbi bazat e studimeve BA dhe i thellon ato në mënyrë kritike dhe profesionale. Ai i kushtohet studimit të trashëgimisë kulturore në të gjitha format e saj, nga ajo arkeologjike dhe arkitekturore, te trashëgimia shpirtërore, kujtesa kolektive, peizazhet kulturore dhe praktikat bashkëkohore kulturore. Programi kulmon me një projekt final ose tezë masteri, që reflekton nivelin e lartë të specializimit dhe pavarësisë akademike të studentit.
Të dy programet kombinojnë perspektiva teorike me zbatimin praktik, duke u fokusuar në:
• metoda të avancuara kërkimore antropologjike
• dokumentimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe interpretimin e trashëgimisë
• analizën kritike të lidhjeve ndërmjet trashëgimisë, identitetit dhe politikave kulturore
• zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve kulturore dhe kërkimore
Çfarë e karakterizon studimin në Departamentin e Antropologjisë?
Një element kyç i këtyre programeve është puna individuale dhe në grup, si dhe angazhimi i drejtpërdrejtë në projekte konkrete antropologjike dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat përfshijnë punë në terren, bashkëpunime institucionale dhe iniciativa kreative.
Në përgjithësi, programi BA ofron një bazë të gjerë dhe hyrëse në antropologji dhe trashëgimi kulturore, ndërsa programi MA përfaqëson një fazë të avancuar të formimit akademik dhe profesional, duke përgatitur studentët për ekspertizë të specializuar dhe përfshirje aktive në sektorin e trashëgimisë kulturore, kërkimit dhe politikave kulturore.
Udhëheqës i Departamentit është Prof.Ass.Dr. Zanita Halimi
([email protected])
Për më shumë informata rreth aktiviteteve të Departamentit, shpalosni dokumentet më poshtë:
Doracaku vjetor i Departamentit
- Doracaku 2026
- Doracaku 2026 English
- Doracaku 2023
- Doracaku 2022
- Doracaku 2021
- Doracaku 2020
- Doracaku 2019
Vjetari informativ AA i Departamentit
- Vjetari AA 2025
- Vjetari AA 2025 eng
- Vjetari AA 2024
- Vjetari AA 2024 eng
- Vjetari AA 2023
- Vjetari AA 2023 eng
- Vjetari AA 2022
- Vjetari AA 2021
- Vjetari AA 2020
- Vjetari AA 2019
Literatura kryesore në programin BA Antropologji
Për aktivitetet e Departamentit shihni në Facebook (group) Departamenti i Antropologjisë / UP (group); Facebook (page) Departamenti i Antropologjisë / UP (page) dhe Instagram antropologjia_up
KOSOVA ANTHROPOLOGICA
Kosova Anthropologica është një revistë vjetore akademike e Departamentit të Antropologjisë (Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”). Qëllimi i revistës është avancimi i njohurive dhe dijes antropologjike për Kosovën dhe rajonin. Revista shërben si forum i hapur për studiues, kryesisht të fushës së antropologjisë kulturore/sociale, arkeologjisë dhe antropologjisë gjuhësore. I drejtohet audiencës shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të interesuar në studimin antropologjik të kulturës, shoqërisë dhe realiteteve jetësore, me fokus në Kosovë dhe rajon. Kosova Antropologica boton ese në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe angleze. Të gjitha esetë/shkrimet e botuara duhet të jenë të standardeve më të larta të botimit akademik në revista shkencore. Kosova Antropologica është e hapur për kontributet e studiuesve të interesuar për të botuar në fushat/temat e mësipërme dhe përfshin studime të fokusuara në analizë antropologjike të orientuara nga gjetjet empirike të temave specifike, mirëpo boton edhe ese të cilat janë gjithashtu të orientuara nga reflektimet teorike dhe recensione të librave, filmave, dokumentarëve dhe mediave të tjera vizuele.
Për më shumë shihni uebfaqen https://kosovaanthropologica.com/index.php/Journal/index
- Rezultatet përfundimtare të provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2026/2027
- Rezultatet përfundimtare të provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2026/2027
- Procesverbali i komisionit për shqyrtimin e ankesave për provimin pranues MA afati i parë për vitin akademik 20262027
- Procesverbali i komisionit për shqyrtimin e ankesave për provimin pranues MA afati i parë për vitin akademik 20262027
- Rezultatet përfundimtare të provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Bachelor në afatin e parë, për vitin akademik 2026/2027