Edicioni i dytë i Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Trans Disciplinar për Filozofi, Art dhe Teknologji “Filozofema” zhvillon punimet dy ditore në Fakultetin Filozofik (salla 127), në datat 21 dhe 22 tetor, me temat bosht “Filozofia e Teknologjisë tani” dhe “Arti në kontekstin bashkëkohor”.
Në këtë edicion do të ketë pjesëmarrës/e nga vende të ndryshme si Italia, Austria, Holanda, ShBA e Mbretëria e Bashkuar. Emrat që do të marrin pjesë dhe temat që ata do t’i prezentojnë në këtë simpozium janë si më poshtë:
Maurizio Ferraris – “Natural intelligence” (Universiteti i Torinos/ Itali),
Vincent Blok – “Digital Developments and the Datafication of the World: Philosophy of Technology in the Digital Age” (Universiteti i Roterdamit/Vangenigen, Holandë),
Colin Koopman – “Egalitarianism in Data: Democratic Equality and Technological Hierarchy” (Universiteti i Oregonit/ SHBA),
Robert Rosenberger –“Where Don Ihde’s Philosophy Should Lead Us Next” (Georgia Tech/ SHBA),
Cecile Malaspina – “The Return of the Repressed: From the Noise of Rosaceae (aka Leyla Yenirce) to Kant’s Hecuba” (King’s College London/ Britani e Madhe, The New Centre for Research & Practice/SHBA),
Joel White – “What is Critical Epistemology” (Universiteti i Dundee/ Britani e Madhe),
Laurin Mackowitz – “Precision and the Ascetic Aesthetics of Afrofuturism” (Universiteti i Gracit/Austri)
Nehat Sadiku – “Çfarë na thërret për të menduar në epokën e teknologjisë?” (Universiteti i Prishtinës/Kosovë),
Taulant Gashi – “Koekzistenca mes Gaia dhe teknologjisë: Shqyrtim rreth alternativës teknogaianiste” (Universiteti i Prishtinës/Kosovë),
Alban Bokshi – “Technological Nihilism and Finitude”(S’bunker/Kosovë),
Kastriot Kurti – “Ricoeur: Ontologjia e Artit në Mimemsisin e Trefishtë” (ShFK/Kosovë).
Simpoziumi “Filozofema” organizohet nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës dhe Departamenti i Filozofisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje financiare nga Drejtoria e Kulturës në Komunës së Prishtinës. Ky simpozium organizohet në formë hibride (fizike dhe online).