Instituti i Antropologjisë (IAUP)

Instituti i Antropologjisë (IAUP) synon njohjen, kuptimin dhe vlerësimin e kulturës, shoqërisë dhe diversitetit kulturor përmes kërkimit antropologjik dhe edukimit e angazhimit publik. Qëllimet kryesore të IAUP-së janë avancimi i hulumtimit antropologjik, bashkëpunimi shkencor me institucione vendore dhe ndërkombëtare, promovimi i vlerave të antropologjisë si shkencë dije dhe profesion, ofrimi i ekspertizës në dokumentimin, restuarimin dhe konservimin e trashëgimisë kulturore.

Qëllimet e IAUP-së janë:

·         Të avancojë hulumtimet shkencore në fushën e antropologjisë gjithëpërfshirëse (antropologji kulturore, antropologji linguistike, arkeologji dhe antropologji biologjike, duke përfshirë trashëgiminë kulturore)

·         Të avancojë infrastrukturën për realizimin e projekteve hulumtuese-shkencore, për të ofruar shërbime efikase në fushën e antropologjisë dhe trashëgimisë kulturore

·         Të rrisë bashkëpunimin shkencor dhe profesional me institucione hulumtuese, vendore e ndërkombëtare, brenda e jashtë Kosovës

·         Të krijojë dhe të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet shtetërore, sektorin publik, sektorin joqeveritar (OJQ) dhe sektorin privat për çështje të antropologjisë aplikative dhe trashëgiminë kulturore

·         Të krijojë forum për diskutim/debat akademik mbi antropologjinë

·         Të promovojë vlerat e antropologjisë si shkencë, dije e profesion

·         Të ofrojë hulumtim, analizë dhe interpretim për politikat publike të vendimmarrësve lokalë, nacionalë dhe ndërkombëtarë

·         Të ofrojë ekspertizë në dokumentimin, restaurimin dhe konservimin e trashëgimisë kulturore.

Faqja në internet: https://iaup.uni-pr.edu/