Prof. Asoc. Dr. Bardhok Bashota

Prof. Asoc. Dr. Bardhok Bashota

Prodekan për mësim dhe çështje të studentëve

Nr.kontaktues:

+38338224783

Prof.asoc.dr.Bardhok Bashota është ligjërues në departamentin e Shkencës Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2014 ka doktoruar për marrëdhënie ndërkombëtare. Ka ushtruar detyrën e koordinatorit për zhvillim akademik dhe ndërkombëtarizim në Fakultetin Filozofik, në periudhën 2016-2020. Nga tetori 2019 deri në janar 2024, ka qenë hulumtues në saje të projektit LEAP (Linking to Europe at the Periphery), në kuadër të ‘Jean Monnet Network under Erasmus+ programme. Ai ka shërbyer si trajner dhe ekspert i jashtëm në disa institucione vendore dhe ndërkombëtare. Fushat e ngushta të interesit të tij kërkimor janë shtetndërtimi, teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimet evropiane. Ai ka botuar disa artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare me IF. Po ashtu, ka botuar dhe një tekst universitar mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një monografi mbi teorinë dhe praktikën e administrimit territorial ndërkombëtar. Ka marrë pjesë në disa konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare.

CV