Prof. Ass. Dr. Gëzim Selaci

Prof. Ass. Dr. Gëzim Selaci

Prodekan për Kërkime Shkencore

Nr.kontaktues:

+38338224783

Gëzim Selaci është profesor i sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ka studiuar sociologji, filozofi, teori politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Prishtinë, Londër, Budapest dhe Tetovë, kurse ka specializuar në temën e legjitimitetit politik. Ai ka botuar në disa periodikë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe ka udhëhequr e ka marrë pjesë në projekte hulumtuese për organizata dhe institute vendore e ndërkombëtare. Botimet e tij përfshijnë librat: Legjitimiteti politik në Kosovë: rasti i administratës së përkohshme ndërkombëtare (2020) dhe Republika në udhëkryq: Kosova në dekadën e parë të pavarësisë (2017), ndërsa ka redaktuar librat: Përmbledhje nga kultura, pushteti dhe dallimet (2021) dhe Leximi kritik i Tekstit I dhe II (2019 dhe 2021) me kapituj në libër.

CV